Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një përshkrim interesant për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Basha ka thënë se sipas ambasadorëve, raporteve dhe organizatave ndërkombëtare, Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion’.
Por sipas Bashës, gjendja e siç e quan ai, ‘pacientit Kosovë’, u normalizua me ardhjen e një ekipi mjekësh me një specialist në krye, duke iu referuar Qeverisë në krye me Albin Kurtin.
“Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Bashës:
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë po thotë se vizita e Kancelarit dhe Ministres së Punëve tê Jashtme ndërlidhet me performancën në luftën për sundim të ligjit dhe faktin që Qeveria Kurti ka qenë e para që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Pra kaq i thjeshtë është përshkrimi!
Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!
Luizi ka deklaruar se do të ishte gati të merrte pjesë edhe njëherë në Big…
Situata e krijuar në Kosovë nga vrasja tragjike e policit Afrim Bunjaku nga te rroristët…
Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së lu ftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur këtë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk e ka në plan që ta…
Pas sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiqin nuk e kanë arsyetuar as qytetarët serbë. Së…
Eksperi i Sigurisë Ilir Kulla ka hedhur poshtë çdo mundësi për një ndarje të veriut…