Categories: Lajme

Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave më 2016-ën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ajo, “humbjen e trenit për liberalizim të vizave” më 2016-ën me gazlotsjellës e molotov.

Çitaku ka deklaruar kështu në ‘Facebook’, duke thënë se planifikohej bashkë me Ukrainën e Gjeorgjinë t’i liberalizoheshin vizat edhe Kosovës atëbotë.

Tutje, numri dy i PDK-së ka thënë se shpreson që krerët institucionalë të kenë marrë mësim të mos kenë, siç thotë ajo, retorika boshte e populiste. E njëjta tha se me këtë nuk e arsyeton qasjen e BE-së karshi Kosovës.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Reagimi i saj vjen pas skepticizmit të shprehur nga ana e Holandës, ku kryeministri i saj, Mark Rutte, deklaroi se Kosova duhet të bëjë më shumë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Sidoqoftë, ekzistonte edhe një frymë optimiste që Kosovës do t’i liberalizoheshin vizat pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Fjalë të mëdha për këtë çështje pati dhënë edhe vetë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kosova, me arritjen e marrëveshjes për demarkimin e kufijve me Malin e Zi më 2016-ën, kishte plotësuar të gjitha kushtet për lëvizje lirshëm. Demarkacioni u kundërshtua dhunshëm nga partia aktualisht në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët hodhën gazlotsjellës në Kuvend për ta bllokuar votimin

admin

Recent Posts

Luiz Ejlli do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3?

Luizi ka deklaruar se do të ishte gati të merrte pjesë edhe njëherë në Big…

32 mins ago

“Ta kryjmë qat far pune e kthehemi”/ Zogjani publikon një video nga arkivi ku shihen trimat Jashari!

Situata e krijuar në Kosovë nga vrasja tragjike e policit Afrim Bunjaku nga te rroristët…

34 mins ago

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Veriu i përket Kosovës, KFOR-i nuk duhet ta marrë kontrollin

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së lu ftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur këtë…

36 mins ago

Vuçiq s’ka urdhër t’i japë ushtrisë për të hyrë në Kosovë: Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk e ka në plan që ta…

38 mins ago

Serbët ia kthejnë shpinën Radojiçiqit, e ‘bombardojnë’ me komente negative: Të lutem mos na mbroj

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiqin nuk e kanë arsyetuar as qytetarët serbë. Së…

39 mins ago

Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lu fta e III Botërore

Eksperi i Sigurisë Ilir Kulla ka hedhur poshtë çdo mundësi për një ndarje të veriut…

44 mins ago