Categories: Lajme

“Fytyra e racizmit, marre”, kosovarët vërshojnë në profilin e ministrit të Macronit për mosliberalizim të vizave

Dita e djeshme ishte plot shpresë për kosovarët, të cilët edhe një herë besuan se më në fund do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza, në zonën Schengen. Por kjo nuk ndodhi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në ‘kafaz’, si shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka liberalizim të vizave.
Në ditën e parë të Samitit të Bashkimit Evropian nuk u përmend liberalizimi i vizave për Kosovën, gjë e cila ngjalli shumë reagime në shtetin kosovar.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka replikuar Cramon.

E nuk vonoi shumë që shtetasit kosovarë të vërshojnë me komente në profilin e ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin, të cilin e kanë kritikuar ashpër, duke e quajtur racist e dështak.

“Si do të ndiheshit nëse ju dhe fëmijët tuaj nuk do të kishit mundësi të udhëtoni kudo pa pritur për muaj të tërë para ambasadave, njeri racist”, thotë njëri nga komentuesit.

E ‘zhagun’ atij ia mbajnë edhe shumë të tjerë, të cilët me #hashtag kërkojnë që t’u liberalizohen vizat kosovarëve.

Madje pati edhe nga ata që zgjodhën gjuhën shqipe për t’i shkruar Darmanin, ani pse ky i fundit është francez.

“Përshendetje Z.Minsiter Liberalizimi i vizave në Kosovë 🇽🇰 do të bëhet deshtet apo nuk deshtet ju,Sepse me kulturë jemi larg nga ju!”, thotë në shqip komentuesi nga Kosova.

Krahas kritikave pati edhe ofendime drejt ministrit francez, të cilin njëri nga komentuesit ka vendosur që ta quaj ‘kungj vorri’.

“Ti o Kungj vorri po e bllokon Liberalizimin e vizave per Kosoven a??!”, ka shkruar qytetari kosovar.

Ndërkohë janë edhe dhjetëra komente të tjera që thonë se ministrit Darmanin, duhet t’i vijë turp që bllokon liberalizmin e vizave për qytetarët më pro-evropian, duke thënë se kjo është shovinizëm, cenim i lirisë dhe ligjit ndërkombëtar. E madje ka nga ata që ‘shpresojnë’ se do ta ketë fatin e Ukrainës sa më shpejt.

“Po ia mohoni Kosovës lirinë e lëvizjes. Shpresoj që t’ju gjejë edhe juve fati i Ukrainës sa më shpejt që është e mundur’, ka shkruar në anglisht një nga komentuesit nga Kosova.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që ende u duhet që të pajisen me viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Rruga drejt liberalizimit ka nisur tash e 12 vjet, por që ende nuk ka përfunduar.

admin

Recent Posts

A e dini se Elsa Lila ka qenë mentorja e Albina Kelmendit 8 vite më parë

Mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi i Festivalit të 61 të Këngës. Por këtë vit…

4 weeks ago

(Video) ”Ik nuk dua të fle me ty”/ Vivien qan pas debatit me të dashurin në ‘BBK’: Pse më afrove

Getinjo dhe Vivien u për plasën ashpër me njëri-tjetrin këtë të premte. Reperi i kërkoi…

4 weeks ago

Elsa Lila fitoi çmimin e parë, por ja pse në ‘Eurovizion’ do shkojë Albina Kelmendi me familjen

Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në…

1 month ago

Krenari! Nuk kishin kërcyer në skenë bashkë valle, Ambeta dhe Klejdi emocionuan shqiptarët

Muzika popullore shqiptare dhe kostumet tradicionale kanë “pushtuar” skenën e festivalit të Këngës në Pallatin…

1 month ago

Nis këtë të shtunë, zbulohen dy opionistët e ‘Big Brother Vip 2’ Albania

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” është në prag të nisjes, më saktë…

1 month ago

”Po këndoj me fëmijën tim brenda”/ Momentet kur Fifi dha lajmin se është shtatzënë në festival

Fifi është shtatzënë. Lajmin e dha vetë artistja në natën e tretë të Festivalit të…

1 month ago