Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel u diskutua tema “partneri im është çun mamaje”, e cila ndezi debat.
Moderatorja e njohur, Armina Mevlani, lexoi një mesazh të dërguar nga një ndjekë she më pas nuk nguroi t’i japë një këshillë vajzës që e ka shkruar, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.
Blogerja ishte shumë spontane me reagimin e saj, duke i sugjeruar madje asaj që të largohej nga çunat e mamit.
“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.
Mirëpo nuk mbaron këtu! Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.
Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe në anën tjetër Mevlani e cila e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.
“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi.
Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde.
Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”
Luizi ka deklaruar se do të ishte gati të merrte pjesë edhe njëherë në Big…
Situata e krijuar në Kosovë nga vrasja tragjike e policit Afrim Bunjaku nga te rroristët…
Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së lu ftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur këtë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk e ka në plan që ta…
Pas sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiqin nuk e kanë arsyetuar as qytetarët serbë. Së…
Eksperi i Sigurisë Ilir Kulla ka hedhur poshtë çdo mundësi për një ndarje të veriut…