Categories: Lajme

“Fluturo si shqiponjë”, media e madhe angleze i kushton vëmendje festimit të shqiptarëve

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim festimit unik të shqiponjë dykrenare të Shqipërisë.

Festa me shqiponjë nga ana e shqiptarëve ka shkaktuar zemërim më herët kur është kryer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri festuan golat e tyre për Zvicrën në fitoren 2-1 ndaj Serbisë duke e bërë simbolin nacionalist të trashëgimisë së tyre etnike shqiptare.

Lojtarët bashkuan duart e tyre për t’u dukur si një shqiponjë me dy koka, si ajo e flamurit shqiptar. Shaqiri atë ditë kishte veshur takat e tij të futbollit me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës, ku është përbuzur nga tifozët serb.

Mbrojtësi gjermano-shqiptar, Shkodran Mustafi, përsëriti festimin me duar gjatë fitores së Arsenalit në Cardiff.

Por pse eshtë i diskutueshëm ky festim?

FIFA është nën presionin e Serbisë për të ndëshkuar golashënuesit që bëjnë këtë festim,, me ata që kërkojnë një ndëshkim për ndy ndeshje, i cili parashikohet edhe nga rregullorja e FIFA-s.

Duke folur për gazetarët pas asaj ndeshjeje të madhe, Shaqiri tha: “Ju mund të shihni se çfarë bëra dhe mendoj se është thjesht emocion. Jam shumë i lumtur që shënova atë gol. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq. Unë mendoj se ne nuk duhet të flasim për këtë tani”.

Xhaka tha: “Sinqerisht, kundërshtarët e mi nuk më interesuan fare se çfarë menduan për festimin e shqiponjës.

Ishte për njerëzit e mi, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Pë rata që nuk më lanë pas dore, në vendlindjen time, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Këto ishin thjesht emocione të pastra”.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me një shumë prej 7630 paund secili për festën e shqiponjës së Shqipërisë, e cila u quajt si një sjellje josportive nga FIFA./h.ll/abcnews.al

admin

Recent Posts

Kamionistja shqiptare në Itali: Deri 4 mijë euro në muaj fitoj si kamioniste, 5 ditë punë në javë

Kamionistja shqiptare që jeton në Itali, Bianka Dervishi është shprehur se rroga bazë që marrin…

6 mins ago

Astronauti i NASA-s zbulon arsyet e frikshme pse alienët nuk na kanë vizituar ende

Astronauti i NASA-s, Stan Love ka diskutuar për alienët me The US Sun dhe ka…

7 mins ago

‘A e do nusen e virgjër?’, Klajdi Haruni jep përgjigjen që duhet vlerësuar

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive” ku sigurisht…

9 mins ago

Ky ishte reagimi i Adroles pas përballjes me Fifin dhe ish burrin e saj, Adisin

Adrola Dushi ka qenë kohëve të fundit mjaftë e komentuar në rrjete sociale, për shkak…

11 mins ago

”E dehur me dashuri”/ Afrona bën publike lidhjen dhe ja kush është i riu që i ka marrë zemrën

Blero dhe Afrona kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e…

13 hours ago

Hidhni tri lugë sheqer kur t’i lani në lavatriçe dhe shihini rezultatet me rrobat tuaja

Për shumicën do të tingëllojë e pabesueshme që sheqeri të hidhet në rrobalarëse, mirëpo ky…

13 hours ago