Categories: Lajme

Çun Lajçi: Ec Albin, mos i dëgjo lehjet – veç dije se sherrin po dua me ia pa mençurisë tënde

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas kritikave, që po i merr për lëvdatat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka bërë të ditur në një postim në Facebook, se nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk e urren njeriun “e mirë, që po punon për atdheun”.

Lajçi ka kërkuar nga kryeministri që të punojë dhe të mos i dëgjojë kritikat e të tjerëve.

Reagimi i tij i plotë:

Albin, ec, veç sherrin po dua me ta pa, hala pa ta pi kafën!

Po.

Po m’thonë mej (pusho) mos leh, se ti ke rrëshqitë! Ke ra poshtë! Je e zeza e t’zezave!

Po thonë do që s’e meritojnë as emnin e vet as shkrimin tim! Por unë prap po eci qysh po dua vet e po shkruej, qysh po m’thot zemra e çka po m’shohin sytë!

Po!

Po m’thonë do e disa që s’dinë me lexua e njerëzit i përzijnë me langoj, me qen e mace e mua duen me ma vjerrë n’shpinë marren e tyne, t’zezat e veta, hajnitë e tjerve duan t’mi varin n’gungën e pleqnisë!

Por unë po shkruej çka po shoh e çka po thonë ata që shitën për të ditun, për trima lufte e diplomat paqeje, asgja ma shumë, e kur po shihen sy-m’sy me rrenat e t’zezat e tyne në shkrimet e mia, po më turrën jo ata, por zagarët e gjuetisë që i kan të gatshëm për kafshime!

Njimijë e nji herë kam shkrua: S’e dua Albinin, s’jam anëtar i VV-së, por s’e urrej njeriun e mirë, njeriun që punon e mendon për atdheun. Që s’e vjedhë paren e shtetit e nuk e shet copa-copa atdheun! S’e urrej se s’jam i smutë e punës së mirë që e ban, si them e keqe! Kështu kam shkrua edhe për Thaçin edhe për Ramushin deri sa mu ba boll mashtrimi e rrena!

Ju këtë po e doni: Me anatemua, me gjuejtë me gurë, me sha e me likuidua, veç që kungujt prap t’notojnë n’Drinin e Bardhë, n’Lumbrdhin e Pejës e t’Prizrenit, dhe n’Ibrin e Buletinit!

Unë t’mirën nuk e shajë e s’e mohoj punën e mirë t’Albinit, edhe pse iu kam thanë e po e përseris: Nuk e kuptoj politikën, por as ju s’po doni me i kuptua letrat e mia, sepse nuk po iu bien taman as tirqit as shtofi kangar i Inglizit!

Unë thashë: Popullin e ke mbrapa, jo langojtë!

Pse m’shkruen ti i pa emën mos e fyej popullin?

Jo popullin jo, as zagarët, qentë e langojtë s’po i fyej, se janë kafshët ma të dashtuna t’njeriut. Por krahasimi asht diku tjetër që ju s’patet tru me kuptua se jeni t’përcëlluem nga e vërteta!

Ec Albin ec, mos i ndëgjo lehje , veç dije se sherrin po dua me ia pa mençurisë sate e guximit tand.

N’paqe vret fjala, këtë s’po duen me pranua ca analfabetë!

Cyrih, 25.11.2022

admin

Recent Posts

Kamionistja shqiptare në Itali: Deri 4 mijë euro në muaj fitoj si kamioniste, 5 ditë punë në javë

Kamionistja shqiptare që jeton në Itali, Bianka Dervishi është shprehur se rroga bazë që marrin…

5 hours ago

Astronauti i NASA-s zbulon arsyet e frikshme pse alienët nuk na kanë vizituar ende

Astronauti i NASA-s, Stan Love ka diskutuar për alienët me The US Sun dhe ka…

5 hours ago

‘A e do nusen e virgjër?’, Klajdi Haruni jep përgjigjen që duhet vlerësuar

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive” ku sigurisht…

5 hours ago

Ky ishte reagimi i Adroles pas përballjes me Fifin dhe ish burrin e saj, Adisin

Adrola Dushi ka qenë kohëve të fundit mjaftë e komentuar në rrjete sociale, për shkak…

5 hours ago

”E dehur me dashuri”/ Afrona bën publike lidhjen dhe ja kush është i riu që i ka marrë zemrën

Blero dhe Afrona kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e…

17 hours ago

Hidhni tri lugë sheqer kur t’i lani në lavatriçe dhe shihini rezultatet me rrobat tuaja

Për shumicën do të tingëllojë e pabesueshme që sheqeri të hidhet në rrobalarëse, mirëpo ky…

17 hours ago