Categories: Lajme

“Fytyra e racizmit, marre”, kosovarët vërshojnë në profilin e ministrit të Macronit për mosliberalizim të vizave

Dita e djeshme ishte plot shpresë për kosovarët, të cilët edhe një herë besuan se më në fund do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza, në zonën Schengen. Por kjo nuk ndodhi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në ‘kafaz’, si shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka liberalizim të vizave.
Në ditën e parë të Samitit të Bashkimit Evropian nuk u përmend liberalizimi i vizave për Kosovën, gjë e cila ngjalli shumë reagime në shtetin kosovar.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka replikuar Cramon.

E nuk vonoi shumë që shtetasit kosovarë të vërshojnë me komente në profilin e ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin, të cilin e kanë kritikuar ashpër, duke e quajtur racist e dështak.

“Si do të ndiheshit nëse ju dhe fëmijët tuaj nuk do të kishit mundësi të udhëtoni kudo pa pritur për muaj të tërë para ambasadave, njeri racist”, thotë njëri nga komentuesit.

E ‘zhagun’ atij ia mbajnë edhe shumë të tjerë, të cilët me #hashtag kërkojnë që t’u liberalizohen vizat kosovarëve.

Madje pati edhe nga ata që zgjodhën gjuhën shqipe për t’i shkruar Darmanin, ani pse ky i fundit është francez.

“Përshendetje Z.Minsiter Liberalizimi i vizave në Kosovë 🇽🇰 do të bëhet deshtet apo nuk deshtet ju,Sepse me kulturë jemi larg nga ju!”, thotë në shqip komentuesi nga Kosova.

Krahas kritikave pati edhe ofendime drejt ministrit francez, të cilin njëri nga komentuesit ka vendosur që ta quaj ‘kungj vorri’.

“Ti o Kungj vorri po e bllokon Liberalizimin e vizave per Kosoven a??!”, ka shkruar qytetari kosovar.

Ndërkohë janë edhe dhjetëra komente të tjera që thonë se ministrit Darmanin, duhet t’i vijë turp që bllokon liberalizmin e vizave për qytetarët më pro-evropian, duke thënë se kjo është shovinizëm, cenim i lirisë dhe ligjit ndërkombëtar. E madje ka nga ata që ‘shpresojnë’ se do ta ketë fatin e Ukrainës sa më shpejt.

“Po ia mohoni Kosovës lirinë e lëvizjes. Shpresoj që t’ju gjejë edhe juve fati i Ukrainës sa më shpejt që është e mundur’, ka shkruar në anglisht një nga komentuesit nga Kosova.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që ende u duhet që të pajisen me viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Rruga drejt liberalizimit ka nisur tash e 12 vjet, por që ende nuk ka përfunduar.

admin

Recent Posts

Rama i përgjigjet ministres bullgare: Hiqni VETO-n ose më duroni mua

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter i është përgjigjur ministres së Jashtme të…

2 months ago

Në rrezet e diellit, Ariana tregon trupin si modele

Ariana Fejzullahu është nënë e katër fëmijëve por kjo nuk dallohet në trupin e saj.…

2 months ago

Shkumbin Istrefi reagon për vdekjen e motrës, regjisores Vjosa Berisha: Ike shumë herët

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme(e enjte) regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha. Ajo vdiq…

2 months ago

“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalen që së bashku do e gëzoni lirinë”, shtrihet në spital nëna e Hysni Gucatit

Gjendja shëndetësore e nënës së Hysni Gucatit është përkeqësuar dhe ajo është shtrirë në spital,…

2 months ago

Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën liberalizimin e vizave më 2016-ën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç…

2 months ago

Isa Mustafa për Haxhi Avdylin: Me u marrë me të, si me u marrë me jashtëqitjet

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa…

2 months ago